Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Luftojnë për titullin kampion, skuadra e Superligës bëhet me trajner të ri

Shkruar nga NEWSPORT
Luftojnë për titullin kampion, skuadra e Superligës bëhet me

Pas shkarkimit të Afrim Toverlanit, skuadra e Superligës së Kosovës, Feronikeli është bërë me trajner të ri. Lajmin e kanë bërë të ditur kampionët aktualë të Kosovës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook.

“Ramiz Dervishi do t'a drejtojë skuadrën pas largimit të Afrim Tovërlanit. Dervishi i cili deri me tani ka qënë ndihmës trajner i Tovërlanit, nga tani do të jetë në krye të skuadrës të pakten deri në përfundim të kampionatit.

Dervishi po e merr drejtimin në një moment kur skuadra nuk po kalon formë të mirë dhe objektivi për të dal kampion tashmë është pothuajse i pamundur.

Kryesia e KF Feronikelit i jep mbeshtetje Dervishit dhe i uron suksese në vazhdim!”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

Kujtojmë që Feronikeli ndodhet në vendin e dytë në Superligën e Kosovës dhe po lufton për titull me Trepçën '89 që mban vendin e parë.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga