Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Luftëtari u anukua për gjyqtarin, kundërpërgjigjet skuadra e Murlanit: Justifikojnë humbjen, jemi ndërtuar për Kategorinë e Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Luftëtari u anukua për gjyqtarin, kundërpërgjigjet skuadra e

Është luajtur ditën e sotme sfida e Kategorisë së 3-të, Murlani-AF Luftëtarit. Vendasit fituan me rezultatin 2-1, ndërsa skuadra gjirokastrite kishte ankesa për gjykimin. Në faqen zyrtare, Luftëtari bëri një deklaratë zyrtare teska akuzonte gjyqtarin e ndeshjes pasi ishte ai që vendosin ndeshjen. Lidhur me këto akuza ka reaguar edhe ekipi i Murlanit që në një postim në faqen zyrtare bën me dije se Lutëtari po justifikon humbjen.

REAGIM

Përmes mediave online jemi njohur pasditen e sotme me një reagim të AF Luftëtari pas ndeshjes së sotme të luajtur ndaj ekipit tonë të cilën e fituam me rezultatin 2-1. Ajo çfarë na bëri përshtypje në këtë reagim, ishte përpjekja e tyre për ta justifikuar humbjen duke fajësuar arbitrimin i cili sipas tyre ndikoi në rezultat. Një e pavërtetë e madhe sepse në këtë mënyrë, AF Luftëtari hedh poshtë punën e madhe që djemtë e ekipit tonë dhe stafi teknik bëjnë papushim që në verën e vitit të kaluar. Ndeshja ka qenë shumë e luftuar, secili ekip pati rastet e veta dhe mbase në pjesën e dytë ne ishim diçka më mirë duke krijuar shumë raste shënimi, derisa erdhi dhe goli i fitores në fund të saj. Kjo nuk duhet të thotë se AF Luftëtari humbjen në rradhë të parë duhet ta kërkojë tek vetvetja dhe të mos ua faturojë të tjerëve. Kemi shumë respekt për drejtuesit e ekipit gjirokastrit, të cilët i kemi edhe miq, por fajtorin e humbjes ta gjejnë tek vetvetja. Ndeshja është e filmuar nga ana jonë dhe nëse duan, mund t'ua dërgojmë dhe të bëjnë analizën e saj e të nxjerrin shkaqet dhe përgjegjësitë për këtë disfatë. Të humbësh ndaj KF Murlanit nuk është ndonjë mëkat i madh për ta, pavarësisht emrit të madh që mund të kenë. KF Murlani e ka deklaruar prej kohësh se është ndërtuar për të qenë pretendent për t'u ngjitur në kategorinë e dytë dhe këtë do ta arrijë me punë.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga