Luftëtari nis merkaton dhe emri i parë që do të kalojë te skuadra gjirokastrite është ai i trajnerëve të portierëve të Korabit, Ermal Nexhipi.
Burime të sigurta konfirmojnë për newsport.al se drejtuesit e klubit të Luftëtarit kanë hyrë në bisedime me trajnerin e portierëve të skuadrës dibrane dhe mes palëve tashmë është gjetur akordi.
Duke filluar nga janari i 2017-ës, Ermal Nexhipi do t'i bashkohet stafit të trajnerit Milinkoviç, pasi edhe ky i fundit ka dhënë miratimin për ta pasur në përbërje të skuadrës së tij, një nga trajnerët e portierëve më me eksperiencë në Superligë.
[caption id="attachment_68301" align="alignnone" width="300"] Ermal Nexhipi[/caption]
Poll