Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Luftëtari - Kukësi do të riluhet? Ja vendimi i FSHF-së

Shkruar nga NEWSPORT
Luftëtari - Kukësi do të riluhet? Ja vendimi i FSHF-së

Luftëtari ka depozituar një kërkesë në FSHF për të riluajtur ndeshjen kundër Kukësit. Goli i parë i shënuar nga Elis Bakaj duhej të anulohej sipas klubit gjirokastrit dhe gjyqtari Andi Koçi ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultat. Bilbili i ardhur nga shkallët e stadiumit, bëri që lojtarët bluzi të linin lojën duke pretenduar se ishte ndaluar nga arbitri kryesor.

Newsport.al është interesuar pranë organeve kompetente në Federatën Shqiptare të Futbollit për të mësuar nëse kërkesa e Luftëtarit do të merret parasysh, por në mënyrë të prerë bëhet e ditur që ai takim nuk ka asnjë lloj shansi të riluhet.

Kujtojmë që takimi mes Luftëtarit dhe Kukësit përfundoi me rezultatin 0-3 në favor të kampionëve verilindorë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga