
Luftëtari fitoi sot miqësoren e fundit që kishte programuar në tokën turke, pikërisht kundër FC Botosanit me rezultatin 3-0.
Një sukses i rëndësishëm për aspektin moral të ekipit gjirokastrit, që ditën e sotme kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund fazës përgatitore në Antalia.
Në orën 14:00, skuadra ka qenë duke pritur nisjen e avionit për kthimin drejt vendit tonë. Luftëtari ishte ekipi i parë që startoi fazën përgatitore në Antalia, ku për rreth dy javë zhvilloi seanca stërvitore intensive dhe ndeshje miqësore me skuadrat e huaja.
Poll