
Real Madrid është kthyer te fitorja në kampionat pas barazimit në ndeshjen e fundit. Madrilenët kanë fituar pastër 2-0 ndaj Celta Vigos, mbrëmjen e sotme me ndeshjen që ishte e vlefshme për javën e 17-të të La Ligas.
Fillimisht ishte Lucas Vazques që gjeti golin që në minutën e 6-të të ndeshjes, ndërsa Asensio në pjesën e dytë shënoi të dytin dhe vulosi ndeshjen. Me këë fitore, Real ngjitet në krye të kampionatit me 36-të, por Atletiko ka 3 ndeshje më pak se skuadra e Zidane.
Poll