Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Luante dhe shkëlqente me PARTIZANIN, ish-mbrojtësi i kuq "ngre në qiell" ish-portierin kavajas: Ishte kudo ku ishin kavajasit

Shkruar nga NEWSPORT

Dikur luante dhe shkëlqente me Partizanin në fushë, sot është një nga ata ish-futbollistë që të gjithë kanë respekt për të.

Bëhet fjalë për Përparim Daiun, ish-mbrojtësin e kuq i cili është gjithmonë pranë futbollit për të dhënë mendimin e tij. Sot, ka thurur elozhe për Qemal Voglin, portierin kavajas që ka marrë "jehonë" deri në Moskë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Daiu tregon se si "gardiani" i njohur shkonte të shihte çdo seancë stërvitore, ku pjesëmarrës ishin kavajasit.

"Futbollist, nga më të mëdhenjtë që ka nxjerrë Kavaja. Qemal Vogli, portieri më unik dhe i pakrahasueshëm i kombëtares shqiptare.

Njeri me zemër të madhe që kam pasur fatin ta njoh nga afër sepse në kohën kur luaja për Partizanin, çdo ditë vinte e shihte stërvitjen për vetë faktin që ku kishte kavajas, ai ishte prezent. Me ngrohtësinë që të dhuronte e përkrahjen e madhe në aspektin sportiv, se i tillë ishte Qemali i madh. Kavajas i vërtetë. Respekt pa fund për këtë figurë madhështore", shkruan ai.  

Postimi i Daiut
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga