
Barcelona e mbylli këtë merkato verore në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa në ditën e fundit të merkatos arriti të merrtë në huazim Joao Felix nga Atletico Madrid dhe Joao Cancelo nga Manchester City.
Por lëvizje më interesante është ajo e Felix, pasi para disa kohësh lojtari shprehu dashurinë për klubin katalanas. Por klubi i Barçës luftoi për ta marrë në ekip pavarësisht problemeve financiare.
Gjithashtu në këtë transferim një rol të madh luajti dhe vetë ylli protugez. 23-vjeçari nënshkroi një marrëveshje të re me Atletico Madrid pak para largimit, me portugezin që uli pagën me 50%, që do të thotë se Barclona po paguan më pak sec pritej fillimisht.
Një gjest unik nga Felix që tregon që dashuria që ka për klubin katalanas nuk ishin vetëm fjalë, por tani e tregon edhe me vepra.