Skënderbeu do të luajë në transfertë kundër Partizanit në kuadër të javës së nëntë. Në këtë ndeshje trajneri italian, Andrea Agostineli do ta ketë grupin e plotë, teksa me skuadrën është bashkuar edhe Bajram Jashanica, i cili vuante nga një dëmtim. Megjithatë pas kësaj sfide me të kuqtë, pesë lojtarë të korçarëve rrezikojnë takimin e parë të fazës së dytë, konkretisht kundër Flamurtarit në Vlorë. Mici, Osmani, Radas, Vangjeli dhe Mustafa kanë nga dy kartonë të verdhë dhe në ndeshjen ndaj Partizanit priten të jenë titullarë. Nëse këta pesë lojtarë do të ndëshkohen sërish, atëherë plotësohet numri tre i kartonëve që do të thotë pezullim për një ndeshje pasardhëse.
Poll
