
Stadiumi “Loro Boriçi” nuk ka qenë me fat për Partizanin, të paktën për 5 vitet e fundit. Në shtëpinë e Vllaznisë, këta të fundit kanë bërë “ligjin”.
Ishte tetori i vitit 2019, kur Partizani fitonte 1 me 3 kundër Vllaznisë. Prej atëherë janë luajtur dhe 10 ndeshje të tjera, ndërsa Partizani ka fituar vetëm 1.
Ajo fitore vinte me përmbysje nga këmbët e Skukës, pasi Partizani regjistronte 3 vite pa fitore. Të kuqtë e mbyllën në favor 1 me 2.
Pas kësaj ndeshje janë luajtur 3 të tjera dhe Partizani nuk ka fituar. Kështu ka kaluar më shumë se 1 vit. Tashmë te Partizani është rikthyer Skuka, si fat për skuadrën.
Të kuqtë udhëtojnë në “Loro Boriçi” të dielën, pas humbjes shokuese 1 me 2 ndaj Laçit. Objektiv i vetëm është fitorja në sfidën që nis prej orën 17:00.