Kur të gjithë lojtarët e kombëtares kuqezi janë duke u aktivizuar me skuadrat e tyre, duke luajtur në ndeshje zyrtare apo duke bërë fazën përgatitore, për Lorik Canën kjo gjë nuk shihet as në horizont. Qendërmbrojtësi kuqezi dhe njëkohësisht kapiteni i skuadrës deri në Europianin e Francës, aktualisht ndodhet me pushime.
Kjo do të thotë se nuk ka skuadër në horizont për kapitenin kuqezi, i cili sezonin e fundit u aktivizua me Nantes në futbollin francez. Siç shihet edhe në foto, Cana ndihet i lumtur me pushime, ndërsa nuk po shqetësohet shumë për të ardhmen në futbollin e luajtur, që me sa duket do ta mbyllë bashkë me ikjen nga kombëtarja.
[caption id="attachment_17334" align="aligncenter" width="603"] Lorik Cana me pushime[/caption]