Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lorenco Vila: Me Mehmetin kemi ndryshuar, e njeh kampionatin më mirë se Di Biagio

Shkruar nga NEWSPORT
Lorenco Vila: Me Mehmetin kemi ndryshuar, e njeh kampionatin më mirë

Futbollisti i Dinamos, Lorenco Vila, foli për MCN pas fitores me Skënderbeun. Sulmuesi shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe të parin personal këtë sezon. Në prononcimin e tij, ai u shpreh kështu:

“Jam i lumtur për golin, por më i lumtur për 3 pikët pasi vinim nga një trysni e madhe dhe na duhej patjetër fitorja. Mehmeti e njeh më mirë kampionatin shqiptar dhe i di më mirë si t’i përgatisi ndeshjen. Nga Di Biagio kam fituar diçka pasi ka qenë futbollist i madh.

Golin ia dedikoj Redon Danajt pasi është dëmtuar dhe do të jetë jashtë për 6 muaj. Nuk dua të them sa gola do të shënoj, unë futem për të shënuar dhe shpresoj ta bëj këtë. E kam filluar me probleme pasi një herë isha titullar, pastaj në stol dhe tani që po luaj dua edhe pak kohë që të jem gati për 90 minuta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga