
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, në vazhdën e analizës së tij të gjatë për futbollin shqiptar ka folur edhe për kombëtaren, duke dhënë alarmin e largimit të kosovarëve.
"Besoj se nga kombëtarja nuk do të largohet vetëm një, por disa futbollistë kosovarë. Presidenti i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri, është një emër i madh i futbollit dhe do të bëjë çmos të marrë lojtarët më cilësorë për të formuar një kombëtare më të fortë se Shqipëria. E rëndësishmë është të qëndrojë De Biazi pasi ai e njëh mirë situatën dhe kualifikueset pavarësisht grupit të vështirë do t'i përballonim më lehtë me të. Do të sugjeroja që të afrohej në kombëtare Trashi i Partizanit. Lenjani nuk ka asgjë më shumë se Trashi", ka thënë Vata për "Panorama Sport".