Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lorenc Jemini komenton rastin Tirana-Bylis, Ish-gjyqtari i FIFA-s: “Nuk ishte penallti dhe nuk diskutohet”

Shkruar nga NEWSPORT
Lorenc Jemini komenton rastin Tirana-Bylis, Ish-gjyqtari i FIFA-s: “Nuk

Lorenc Jemini ka qenë i ftuar ditën e stome në emisionin “Paso” në “Top Albania Radio” së bashku me Ylli Agën, Jetmir Halilajn dhe Redi Jupin. Në emisionin e drejtuar nga Glendi Nallbani, Ish-gjyqtari i FIFA-s është i bindur se penalltia e takimit Tirana-Bylis nuk ishte. Ndër të tjera ai theksoi dhe arsyen përse VAR-i nuk ndërhyri dhe u rikujtojë dënimin e skuadrës së Laçit ku Jemini ishte gjyqtarë i ndeshjes.

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë:

Lorenc, për ju si ishgjyqtar i FIFA-s, ishte apo nuk ishte penallti rasti Behiratçe-Kaçorri?

Për mua nuk ishte penallti dhe nuk diskutohet. Nuk është ai rasti për penallti.

Përse nuk shkoi arbitri të konsultohej me teknologjinë ose rëndom të shihte VAR-in?

VAR-i futet vetëm kur është “black and white”. Që do të thotë se ndërhyn kur vendimi është totalisht i gabuar. Në rastin që ka një shtytje dhe arbitri thotë për mendimin tim ka shtytje dhe unë mendoj se është penallti, VAR-i vazhdon me këtë logjikë. Teknologjia këtu del jashtë dhe nuk ka asnjë të drejtë.

Që ta kuptojnë të gjithë njerëzit që na dëgjojnë, në cilin rast ndërhyn VAR-i?

VAR-i futet kur nuk ka kontakt fare dhe arbitri jep penallti. Atëherë po, i thotë stop, dhe duhet të vish ta shohësh këtë rast.

Ju thoni që nuk është penallti?

Që të jem edhe më i ftohtë në këtë histori, sepse shpesh më ndodh që në raste të rëndësishme ku vendoset kampionati apo fati i njerëzve siç është ky, dua të zhvishem komplet nga emocionet dhe lidhjet që kam me gjyqtarët, të cilët i kam edhe shokë dhe nuk dua të ndikohem.

Çfarë keni bërë?

E kam çuar në katër-pesë vende të ndryshme. Vëzhgues e arbitra ndërkombëtarë dhe të nivelit shumë të lartë, nga ata që gjykojnë gjysmëfinalen e Champions League. Asnjë nga ata nuk ka pranuar që është penallti. “Play on” ishte përgjigjja. Pastaj këta që thonë edhe jepet edhe nuk jepet janë historia. Për shembull Bylisit nuk i janë dhënë penallti 15 herë më shumë të rënda.

Ka tendencë gjyqtari që jep këtë penallti të tillë?

Një arbitër që thotë Redi si Dumani, nis që në minutën e pestë dhe nuk të lë të marrësh frymë. Më thonë që ndeshja ka qenë normale. Ky arbitër ka qenë aq mjeshtër, sa po pret vetëm Dumanin.

Ngjarja jote sa i kushtoi Laçit?

Laçi u dënua mes të tjerave me heqjen e gjashtë pikëve, përveç ndeshjeve pa tifozë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga