Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Statistika të frikshme/ Çelsi humbi ndaj Liverpulit, gjyqtari harroi të vërshëllente për londinezët

Shkruar nga NEWSPORT
Statistika të frikshme/ Çelsi humbi ndaj Liverpulit, gjyqtari harroi
Nuk cilësohet më kot si kampionati më i bukur në botë, ndërsa në sfidën e djeshme mes Çelsit dhe Liverpulit, Premier Liga ka reklamuar edhe një herë tjetër se çfarë kualiteti të ofron. "Blutë" e Londrës u mposhtën 2-1 nga Liverpuli, në një ndeshje spektakolare, plot ritëm, gola dhe mes oviacioneve të tifozëve vendas që i dhanë kurojë ekipit të Kontes deri në sekondën e fundit të takimit. Një ndeshje që nuk të linte asnjë sekondë të merrje frymë e as të shpërqendroheshe nga fusha e blertë, ndërsa një gjë të tillë e tregon më së miri fakti që Çelsi gjatë gjithë sfidës kundër Liverpulit shkaktoi vetëm 6 faulla, kundrejt 13 të shkaktuara nga Liverpuli. Shumë pak nga ana e londinezëve, aq sa duket se gjyqtari kryesor ka harruar të vërshëllejë, pasi nuk ka pasur shumë punë me bilbilin. Një statistikë e frikshme për Çelsin që edhe pse humbi, së bashku me Liverpulin treguan gjatë këtij 90-minutëshi se Premier Liga për momentin nuk mund të krahasohet me asnjë kampionat tjetër në botë. VIDEO/ Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop duke takuar me radhë të gjithë lojtarët e tij pas fitores ndaj Çelsit 
Tags:

BOTA VIDEO

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga