Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Leo Messi 'parakalon' Ronaldon, bëhet lojtari më i paguar në Botë

Shkruar nga NEWSPORT
Leo Messi 'parakalon' Ronaldon, bëhet lojtari më i paguar

Lionel Messi është dominuesi jo vetëm në fushë, por edhe në fitimet monetare të futbollistëve. Sipas revistës prestigjioze franceze, "France Football", sulmuesi argjentinas i Barcelonës është lojtari më i paguar në botë për sezonin 2017-2018.

"France Football", e cila ka përcaktuar listën e futbollistëve që kanë përfituar më shumë të ardhura financiare, e ka bazuar studimin e saj te paga bruto e futbollistëve, shpërblimet dhe të ardhurat nga kontratat me kompanitë publicitare, të përfituara gjatë këtij sezoni.

Nga përllogaritjet rezulton se, Messi e ka tejkaluar shifrën e 100 milionë eurove, më saktësisht ai përfiton 126 milionë euro.

Sulmuesi e zbriti në vendin e dytë Cristiano Ronaldon, kryesuesin e vitit të kaluar. Portugezi  i Realit të Madridit ka siguruar 94 milionë euro për këtë sezon.

Pas tyre vijnë  Neymar me  81.5 milionë euro këtë sezon, Gareth Bale me 44 milionë euro dhe Gerard Pique, me 29 milionë euro.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga