Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lojtari i Luftëtarit flet për Partizanin: Një skuadër e fortë, por e mundim në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari i Luftëtarit flet për Partizanin: Një skuadër e

Qendërmbrojtësi i Luftëtarit, Edy Nicolas Boyom ka folur mikrofonin e Supersport para ndeshjes me Partizanin. Lojtari i bluzinjve ka deklaruar që ndaj të kuqve dëshirojnë një rezultat pozitiv. Në fund Boyom ka zbuluar objektivin e Luftëtarit dhe gjithashtu ka theksuar që do të japë maksimumin e tij për ekipin gjirokastrit.

"Kjo është ndeshja e parë që ne luajmë në shtëpinë tonë. Partizani është një ekip shumë i mirë, ata janë një nga skuadrat më të forta këtu në Shqipëri, por ne luajmë në fushën tonë dhe duam ta fitojmë këtë ndeshje, për tu ngjitur sa më lart në tabelën e klasifikimit.

Sigurisht që u kujtoj ndeshjen e parë ndaj Partizanit, pasi në atë sfidë bëra debutimin tim në kampionatin shqiptar. Ne e luajtëm mirë atë ndeshje, por unë u ndëshkova me karton të kuq në minutat e fundit dhe ata arritën të fitonin. Partizani është një ekip i mirë por e përsëris ne duam të kënaqim tifozët tanë me një fitore ndaj tyre. A mund ta fitojë Partizani titullin? Të them të drejtën nuk e di pasi në këtë sezon janë disa skuadra të forta, si Skënderbeu, Partizani por edhe Kukësi e Tirana.

Ne jemi një skuadër e re, jemi një ekip i formuar sëfundmi dhe ky është sezoni ynë i parë në Kategorinë Superiore. Ne do të provojmë të fitojmë ndeshjet që do të luajmë në shtëpinë tonë ndërsa në sfidat në transfertë kemi si objektiv kryesor të grumbullojmë sa më shumë pikë. Në Shqipëri luhet një kampionat shumë i fortë, këtu ka skuadra shumë të mira. Përpara se të bëhesha pjesë e Luftëtarit unë nuk e njihja kampionatin shqiptar, por pasi mbrrita këtu e kuptova që niveli i futbollit që luhet në vendin tuaj është shumë i mirë. Sigurisht, dëshira ime është të jem një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit shqiptar, gjithsesi parësore për mua është të luaj mirë dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë sa më shumë ndeshje që në fund të sigurojmë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga