Tirana dhe Partizani u ndalën në barazim 1-1 mbrëmjen e djeshme në ‘Air Albania’. Heronjtë e dy skuadrave ishin Hasani dhe Keko me golat respektivë. Nëse fusha e lojës herë pas herë nuk shkon në nivelin e duhur falë edhe presionit apo rrethanave të përhershme në derbi, tribunat nuk dinë çdo të thotë zhgënjim.
Spektakli është i garantuar nga të dyja krahet me ‘Tirona Fanatics’ dhe ‘Ultras Guerrils’ që elektrizojnë stadiumin në çdo rast. Mirëpo, në ndeshjen e fundit pati një numër më të paktë tifozësh në krahun e kuq. Sektori i katit të dytë ishte i gjithi i boshatisur me biletat që nuk kishin dalë në shitje.
Për këtë ka ironizuar basketbollisti i Tiranës, Redi Vogli i cili ‘thumbon’ tifozërinë e kuqe. Në koerografitë në startin e ndeshjes, Vogli filmon të dyja tifozëritë duke evidentuar katin e boshatisur tek të kuqtë, video të cilën e shoqëron me diçiturën: Kati 2 në emigrim.