Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lojtari i ndeshjes ndaj Vllaznisë, Mëllugja: Nuk e merituam fitoren 100%, po bëjmë kampionat të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari i ndeshjes ndaj Vllaznisë, Mëllugja: Nuk e merituam fitoren

Lojtari i Bylisit, Donald Mëllugja, pas fitores 0-1 ndaj Vllaznisë në transfertë, është shprehur për Supersport, se skuadra nuk e meritoi 100% fitoren, por e meritoi 90%.

Lojtari thekson se skuadra deri më tani i ka bërë detyrat shumë mirë.

"Ndihem shumë mirë. Kemi bërë një kampionat shumë të mirë deri më tani, sepse kemi akoma edhe shumë rrugë. Kishim mungesa sot, por dua të them bravo, jo qe e merituam 100% fitoren, sepse edhe Vllaznia luajti mirë, por ne e merituam 90 % të merrnim 3 pikët.

Nuk e prisja këtë ecuri. E prisja më të vështirë Superioren. Po rritem pak nga pak dhe do të jap më të mirën për këtë skuadër dhe do të jap maksimumin tim në çdo ndeshje. Besoj se do të kemi edhe shpërblime, ne në këto momente, meritojmë vetëm respekt, sepse po bëjmë një kampionat shumë të mirë. Kemi shumë punë për të bërë", është shprehur 23 vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga