
Mërgim Vojvoda është në qendër të vëmendjes në këtë merkato vere. Lojtari i Torinos është në “radarin” e klubit të Fenerbahçes. Siç raportojnë mediet italiane, anësori kosovar pëlqehet nga turqi.
Drejtuesit e klubit turk kanë kontaktuar italianët dhe po negociohet për shërbimet e Vojvodës. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, me Vojvodën që ka shprehur dëshirën për të provuar një tjetër aventurë në karrierën e tij.
28-vjeçari u aktivizua në 29 ndeshje në sezonin e fundit, ku 18 prej të cilave i nisi nga minuta e parë.
Poll