
Riyad Mahrez ka kaluar me sukses testet mjekësore te skuadra e Al-Ahli. Algjeriani është futbollisti i radhës që i bashkohet “kolonisë arabe”. Ai gjen atje Edouard Mendyn dhe Roberto Firminhon.
Klubi arab do të derdhë në arkat e klubit të Manchester City-it plot 35 milionë euro. Ndërkohë Pep Guardiola ka deklaruar se dëshiron të ketë në radhët e skuadrës së tij, Raphinhan.
Vitet e fundit, Arabia Saudite është shndërruar në tokën e premtuar e të shumë futbollistëve europianë, që kanë zgjedhur milionat para cilësisë së futbollit.
Poll