
Partizani – Ultras Guerrils, një dashuri që ‘de fakto’ daton prej 14 vitesh, por pikënisja është e kahershme. Lidhja mes një klubi futbolli dhe një tifozi nuk krijohet në një datë të përcaktuar si një transferim merkatoje.
‘Tifozlliku’ është kulturë, krijohet brez pas brezi, trashëgohet, krijohet mes sakrificës, vuajtjes e gëzimit, në të mirë e në të keq. Krijohet ashtu siç u krijua dashuria mes Partizanit dhe Ultras Guerrils.
Sot besnikët e kuq festojnë 14 vjetorin e krijimit dhe klubi i ka surprizuar me një video emocionuese që kurrsesi s’duhet humbur.
Poll