Jemi një muaj larg fundit të vitit dhe në mbarë Botën e sidomos atë të sportit po shpërndahen çmime për ata që ishin më të mirët dhe që dhanë një kontribut të rëndësishëm për sportin këtë vit. Kështu kontinenti i Azisë ka përzgjedhur Heiung Min Son si futbollistin më të mirë për vitin 2017.
Lojtari koreano jugor i cili aktivizohet me Totthenham në kampionatin anglez duket se ka qenë më i miri për vitin që po lamë pas dhe një çmim i tillë i është akorduar anësorit të londinezëve. Son është një nga lojtarët aziatikë më të njohur në Botë i cili nga Bundesliga gjermane ku luajti me Hamburg e Leverkusen ,sot aktivizohet me një ekip Champions League si Totthenham Hotspurs.
Poll