Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lojtarë nga Dinamo dhe Egnatia, Lushnja pranë goditjes së dyfishtë

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtarë nga Dinamo dhe Egnatia, Lushnja pranë goditjes së

Lushnja ka nisur nga puna për rindërtimin e ekipit që do të garojë në sezonin e ri. Këtë vit, drejtuesit kërkojnë të synojnë vendet e sipërme të tabelës pasi sezoni i fundit ishte një katastrofë ku mbijetesa u sigurua vetëm në finalen e Play-Out.

Pas emërimit të trajnerit Gugash Magani, klubi hyri në merkato duke sjellë 4 lojtarë të rinj deri tani. Haremi, Disha, Gega dhe Zisi janë afrimet e para të Lushnjes, të cilëve pritet t’u shtohen edhe dy të tjerë së shpejti.

Ali Samake dhe James Ajinde janë emrat më të fundit në listë. I pari ishte i huazuar nga Dinamo këtë sezon, por ka bindur me paraqitjet e tij dhe do të tentohet rikthimi i mbrojtësit. I dyti luan sulmues dhe është në kontratë me Egnatian deri në 2025-ën. Klubet kanë hyrë në negociata të avancuara dhe së shpejti mund të kemi zyrtarizimin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga