Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Lojtarë mercenarë dhe kalimtarë", tifozët e DINAMOS kundër ish-drejtuesve: Keni hapur portën, interesa personale

Shkruar nga NEWSPORT
"Lojtarë mercenarë dhe kalimtarë", tifozët e

Dinamo është duke kaluar një situatë të vështirë këtë sezon. Vendi I fundit në Kategorinë e Parë dhe gjendja jo fort e favorshme ekonomike, kanë bërë që tre nga titullarët t'i japin fund me dinamovitët. Kapiteni Erxhan Muça, Jetmir Sefa dhe Kujtim Alcani, si shkak I pagave të prapambetura kanë kërkuar largimin nga Dinamo.

Situata e nderë dhe ardhja e administratorëve të rinj italianë, duket se nuk I ka sheshuar problemet e vjetra. Grupimi "Blue Boys", që i janë gjendur skuadrës edhe në këto vite të vështira, kanë reaguar në lidhje me deklaratat e ish-drejtuesit Saliaj, që pretendon se është gati të marrë sërish klubin. Në reagimin e tyre, tifozët kanë treguar se të gjithë e dinë që ai nuk ka qenë korrekt, duke hapur portat për interesa personale.

Reagimi I plotë I Blue Boys:

Por, a ishin kaq te shenjte tifozet qe i keni larguar gjithe keto vite? Po Dinamo ishte kaq e shenjt per ju sa per te qendruar 8 vite ne nje kategori qe nuk i shkon per shtat? Po kur jane hapur portat ne ndeshje qe i dime mire, ishte kaq e shenjte Dinamo?
Per leksione pagesash, i dime mire si kane shkuar vitet e fundit, ndaj zoteri i nderuar mos dil ne intervista te tilla qe bien ndesh me veprimet e juaja!

Kohen e keni pasur ne dispozicion te plote ndersa premtimet cdo vit ishin bosh.

Dinamo eshte legjende e sportit ne Shqiperi dhe nuk mund te perdoret kurrsesi per hir te interesave personale!

Ne kemi qene, jemi dhe do te jemi gjithmone aty, me zemer e me trup, qofte me drejtues te rinj apo te vjeter, me lojtare kalimtare e mercenare qe nuk ia dine peshen fanelles.

Aty do jemi serish ne fundjave per te vetmen krenari, Dinamon legjende te futbollit shqiptar!

70 vjet Histori, perjetesisht Dashni!

Poll

Lexo gjithashtu