
Sindrit Guri ka folur për ndeshjen e radhës kundër Vllaznisë, por gjithashtu edhe për golin e shumë përfolur të Elis Bakajt në sfidën kundër Luftëtarit.
Në një prononcim për News 24, sulmuesi i kampionëve tregoi momentin e golit, teksa u shpreh se gjithçka kishte qenë në dorë të gjyqtarit.
"Unë dëgjova një fërshëllime dhe e lashë topin sepse mendova se isha offside. Ktheva kokën nga anësori, ai e kishte flamurin e ulur.
Më pas gjyqtari kryesor na tha: "Lojë, lojë" dhe unë vazhdova duke kapur topin. Sa i përket golit ishte i rregullt, por për fair-play është punë tjetër pastaj. Ky është një rast unik", deklaroi ndër të tjera Sindrit Guri.
Poll