
Feronikeli u mposht sot 2-1 nga skuadra e Llapit. Si të mos mjaftonte humbja, një "furtunë" ka përfshirë ekipin e Feronikelit duke pësuar ndryshime rrënjësore në stafin Teknik.
Shumë larg pritshmërive dhe thuajse jashtë Europe, drejtuesit kanë shkarkuar Bunjakun dhe Sopin nga postet që mbanin. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar ata bënin me dije:
"Pas ndeshjes së sotme, drejtues të KF Feronikelit kanë mbajtur takim me këshilltarin e presidentit z. Albert Bunjaku dhe trajnerin e klubit të Feronikelit, z. Agim Sopi.
Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes dyshes Bunjaku dhe Sopi, me klubin e Feronikelit.
Klubi i futbollit Feronikeli, i uron shumë suksese z. Bunjakut dhe z. Sopi në hapat e tyre të mëtutjeshëm dhe i falënderon për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishin në klub.
Për detaje të reja, do të njoftojmë me kohë opinionin", shkruhej në njoftimin e klubit të Feronikelit.