Pas 20 minutave përballë Crystal Palace, Xherdan Shaqiri mund ta nis nga minuta e parë te Liverpool.
Mesfushori me origjinë kosovare pritet të jetë titullar në takimin e mbrëmjes së sotme ndaj Leicester City-t. Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Kloop beson shumë te aftësitë e 27 vjeçarit dhe pritet ta hedh në fushë që nga minuta e parë.
Aktivizimi i Shaqirit pritet të shtyjë në qendër të sulmit Mohamed Salah, i cili këtë sezon nuk po jep shkëndijat e treguara një sezon më parë. Përkrah Shaiqrit pritet të vendoset Firminho e Mane, të mbështetur nga Wijnaldum dhe Henderson.
Në portë nuk do të ketë dyshime. Alisson Becker do të jetë në mes dy shtylla, teksa përpara tij do të vendosen Robertson, Van Dijk, Matip dhe Fabinho. Në rast të një fitore, Liverpool do e dërgonte në 7 pikë distancën me ndjekësit e Manchester City-t.