Në orën 12:00 ka nisur hedhja e shortit të fazës kualifikuese të UEFA Champions League, në Nyon të Zvicrës. Tirana do të luajë kundër Diddelenge në transfertë ndeshjen e parë, më datë 5 ose 6 korrik, ndërsa sfida e kthimit, një javë më pas.
Kampionët e Kosovës, Ballkani, do ta luajnë në shtëpi ndeshjen e parë, kundër FK Zalgris Vilnius. Të besuarit e Ilir Dajës do të përballen kundër ekipit lituanez.

Shkupi do të luajë kundër ekipit nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps. Sfida e parë do të luhet në Maqedoni, ndërsa një javë më pas, në Gjibraltar.

Galeria fotografike ()
Poll