
Juventusi fiton me rezultatin 2-1 ndaj Hellas Verona. Miqtë shënuan të parët me Veloson, ndërsa Ramsey barazoi ndeshjen që në pjesën e parë. Në të dytë ishte Ronaldo që ktheu në gol penalltinë e fituar nga Cuadrado.
Edhe pse nuk bën një lojë shumë bindëse, Juventusi arrin të marri 3 pikët e radhës. Mbrojtësi i kombëtares Marash Kumbulla luajti si titullar, por në fund të takimit u ndëshkuar me kartonë të kuq për një ndërhyrje të gabuar.
Juventusi e nis me golën pjesën e dytë. Cuadrado fiton një penallti pas një ndërhyrje të gabuar të Hunter. Ronaldo nga pika e bardhë nuk gabon duke kthyer në epërsi Juventusin.
Juventusi nuk fiton në pjesën e parë ndaj Hellas Verona duke bërë që sfida të mbyllet 1-1. Bardhezinjtë pësojnë gol në minutën e 20-të nga Veloso që nga jashtë zone shënon një supergol.
Juventusi reagon më pas dhe Ramsey arrin të barazoi takimin me një gol nga jashtë zone. Një pjesë e parë jo e mirë nga Juventusi që brenda në shtëpi kërkon të mos bëjë hapa fals.