
Janë duke u zhvilluar dy ndeshjet e para të kësaj mbrëmjeje në Uefa Champion League. Atalanta e Berat Gjimshit ka surprizuar duke kaluar në avantazh në të ftohtin ukrainas. Djemtë e drejtuar nga Gasperini kanë gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 68 me Castagne, duke hedhur kështu një hap të madh drejt kualifikimit. Nëse ndeshja përdundon me këtë rezultat, konbinuar kjo me fitoren e Manchester City, italianët e shohin veten në fazën me eleminim direkt.
Manchester City po bën detyrën në Kroaci, teksa Gabriel Jesus ka rikthyer gjithçka në favor të ishullorëve me tregolëshin e tij.
Live, pjesa e dytë:
Dinamo Z. 1-3 Manchester City
Shakhtar D. 0-1 Atalanta
Poll