
Otto John ish lojtari i Skënderbeut para pak ditësh është liruar nga burgu. Arsyeja e arrestimit të futbollistit me origjinë nigeriane ishte, “Trafikim i njerezve” dhe “Shërbime seksuale më viktimën e trafikuar”. 24 vjeçari sëfundmi ishte pjesë e Superligës së Kosovës me ekipin e Prishtinës.
Aukuzat e rënda që janë adresuar lojtarit e detyruan të qëndronte në paraburgim për 30 ditë, por më pas kjo shifër u rrit duke arritur në 90 ditë. Sulmuesi Nigerian pasi është liruar nga burgu ka preferuar të vazhdojë karrierën si futbollist tek ekipi i Dukagjinit në Superligën e Kosovës.
John regjistron 150 ndeshje dhe 62 gola të shënuar në karrierën e tij. Këto shifra përfshijnë të dy Superligat si ajo e Kosovës dhe Shqipërisë, gjithashtu dhe paraqitjet në Europë me ekipet shqiptare.