Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

E BUJSHME/ Nga Kosova te Shqipëria! Tjetër “firo” nga dardanët, mbrojtësi gati të luajë përballë Polonisë

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Nga Kosova te Shqipëria! Tjetër “firo” nga
Bujar Pllana

Bujar Pllana mund të jetë risia e listës së Kombëtares shqiptare në ndeshjen e “play-off” të Botërorit 2026, përballë Polonisë më 26 mars. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka fituar “zemrën” e Sylvinhos dhe do t’i bashkohet kuqezinjve.

Raportohet se Pllana është pajisur me pasaportën shqiptare dhe me shumë gjasa do të jetë pjesë e Shqipërisë pikërisht në mars. Ai ka luajtur me Kosovën U19 dhe atë U21, por ka vendosur të largohet nga dardanët, për të veshur fanellën kuqezi.

Përsa i përket karrierës së tij, ai momentalisht luan me Lechia Gdansk në elitën e futbollit polak, teksa vlera e tij është 300 mijë euro. Në të shkuarën është aktivizuar me ekipe si Trepça 89, Feronikeli, Prishtina dhe Slaven Belupo.

Poll

Lexo gjithashtu