
Pas mbylljes së sezonit 2022-23 ku në fund u kurorëzua me titullin e dytë radhazi Paris Saint-Germain. Ligue 1 ka publikuar ditë e sotme kalenadrin e ri për sezonin e ardhshëm. Java e parë do të luhet me 13 gusht 2023.
Nëse do të kthehemi tek përballjet më të forta për sezonin e ardhshëm ata fillojnë që në javën e tretë. Parisi do të mirëpres në shtëpi nënkampionët e Lens më datë 27 gusht. Ndërsa për një përballje mes PSG dhe Marseille duhet të presim datën 24 shtator.
Kurse për të parë një derbi mes Lens dhe Lille duhet të presim javën e 8-të ose saktësisht më 8 tetor. Megjithatë këto nuk janë sfidat më të forta pasi më 29 tetor do të kemi kënaqësinë të shijojmë klasiken e Francës mes Marseille dhe Lyon.
Më poshtë njihuni me kalendarin e plotë.
[gallery columns="1" size="full" jnewsslider_title="Kalendari i Ligue 1" ids="698607,698604,698605,698606"]