Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lider i mbrojtjes së Erzenit, Krasniqi: Nuk e prisja këtë ecuri, pas Partizanit radhën e ka Laçi

Shkruar nga NEWSPORT
Lider i mbrojtjes së Erzenit, Krasniqi: Nuk e prisja këtë ecuri,

 

Partizani ka humbur 0-1 me Erzenin për javën e katërt të Superligës. Në “Elbasan Arena” ka vendosur një gol i Nonato në minutën e 12, me miqtë nga Shijaku që janë treguar të saktë.

Me këtë fitore, Erzeni shkon në kuotën e tetë pikëve, një më pak se Partizani kryesues. Me vetëm dy gola të shënuar në katër javë, skuadra e Kapllanit është për rekord në Superligë, duke qenë të vetmit që nuk kanë pësuar ende gol. Kjo është edhe fitorja e parë e shijakasve ndaj Partizanit në gjithë historinë.

Pas ndeshjes për Oversport foli kapiteni i Erzenit, Gëzim Krasniqi.

“Të jem i sinqertë, ashtu si u mblodhëm, faza përgatitore dhe shpejtësia e gjërave nuk më bënin të besoja këtë ecuri. Ky është grupi më i mirë ku unë kam qenë në karrierë. Të jemi me këmbë në tokë, objektivi është të qëndrojmë në Superligë.

Debutim edhe vjet me Egnatian edhe me Erzenin – Unë jam më të mirën kudo jam. Dua të shpëtojmë direkt, pa shkuar në play-off. Për mua është kënaqësi kur lojtarët e rinj zgjidhen në formacion, unë tani po shkoj 33.

Euforia – Jemi një grup i mirë, unë flas shumë me lojtarët dhe trajnerin. Në fushë kam punë unë me ta, jashtë fushe ka trajneri. Punët i kemi ndarë.

Java e ardhshme ndaj Laçit – Ata kanë punët e tyre, ne futemi për fitore. Sot kisha besim, i thashë djemve bëni gol se do fitojmë”, tha Krasniqi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga