Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

LEWANDOWSKI nuk kursen lëvdatat për XAVIN: Trajner i jashtëzakonshëm, titujt u japin më shumë besim të rinjve

Shkruar nga NEWSPORT
LEWANDOWSKI nuk kursen lëvdatat për XAVIN: Trajner i

Robert Lewandowksi është lideri i Barcelonës këtë sezon. Polaku ka arritur të ambientohet shumë shpejt me katalanasit. Gjithashtu është edhe golashënuesi më i mirë në La Liga me 14 gola, shto më pas këtu edhe 2 në Superkupën e Spanjës dhe 7 të tjerë në Champions.

Në një intervustë të dhënë për “Bein Sports”, ish-lojtari i Bayern Muncih nuk ka kursyer lëvdatat për Xavi Hernandez, ndërsa ka theksuar se është i jashtëzakonshëm. Ndër të tjera ka theksuar se trofetë e fituar u japin më shumë besim për të ardhem lojtarëve të rinj.

Xavi?  “Që në momentin e parë mund të kuptosh se ai ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm dhe se ajo që po bën është e saktë. Pastaj beson dhe e di që rruga është e drejtë dhe për këtë mund ta mbështesësh dhe ta ndjekësh. Sigurisht, ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm.

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë ndryshimin mes të qenit lojtar dhe trajner. Edhe nëse ke qenë një lojtar i mrekullueshëm, është e vështitë të bëhesh trajner i madh. Ndryshimin në fund e bën suksesi. Dhe unë mendoj se Xavi po shkon drejt suksesit.”

Superkupa? “Jam një lojtar që tashmë e kam fituar një titull me këtë klub, tani mund të mendojmë për titullin tjetër në të ardhmen. Pas këtij titulli ndjeva se jam në shtëpinë time. Nuk është se duhet të provoj diçka, por po prej të shoh se çfarë mund të arrijmë dhe çfarë do të bëjmë. Dhe kjo ishte një ndjenjë shumë e bukur.”

Lojtarët e rinj?  “Është shumë e rëndësishme që lojtarët të ndihen mirë, gjithashtu që të rinjtë të ndihen më të sigurt me veten e tyre, madje edhe për titujt e radhës.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga