
Lëvizje surprizë e Vincenzo Pisacane, agjentit të kapitenit të Napolit, Lorenco Insigne. Ditën e mërkurë ai ishte prezent në selinë e Milanit teksa ka takuar drejtuesit e klubit kuqezi.
Kontrata e Insigne me Napolin skadon sezonin e ri dhe ky takim ka ngritur menjëherë aludimet në mediat italiane lidhur me një transferim të sulmuesit italian në "San Siro".
Për momentin nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja e kësaj vizite të Pisacane në selinë e Milanit, por një lëvizje e tillë mund të lidhet me merkaton dhe firmën e Insigne me kuqezinjtë.
Poll