
Bayer Leverkusen ka marrë fitoren e radhës në Bundesligë duke mposhtur pa probleme Bochum me rezultatin 4-0. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso merr një tjetër 3 pikësh duke vazhduar ecurinë si i pamposhtur. Me këtë fitore Leverkusen mbetet në vendin e parë me 42 pikë pas 16 javësh.
Në krahun tjetër, Bayern Munich ka triumfuar në transfertë përballë Wolfsburg. Bavarezët fituan me rezultatin 2-1 me golat e shënuar nga Musiala dhe Kane. Me këtë triumf Bayerni vazhdon të ndjekë ekipin e Alonsos, duke u renditur në vendin e dytë me 38 pikë, por me një ndeshje më pak se Leverkusen.
Në ndeshjet e tjera Union Berlin ka fituar 2-0 me Koln, Gladbach është mposhtr nga Eintracht Frankfurt 1-2, ndërsa Heidenheim ka ‘shtangur’ Freiburg duke e mposhtur 3-2. Ndërsa sfida mes Stuttgart dhe Augsburg ka përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të vendasve.