Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Leksion" të gjithë presidentëve të SUPERIORES, Safet GJICI hedh paratë "lumë"

Shkruar nga NEWSPORT
"Leksion" të gjithë presidentëve të SUPERIORES,

Kukësi kërkon që këtë sezon të fitojë me patjetër kampionatin. Në merkaton e janarit verilindorët kanë bërë dy "goditje" shumë të mëdha në merkato, duke afruar futbollistë të kalibrit Eduart Rroca dhe Vasil Shkurtaj.

Me këto lëvizje, presidenti i klubit, Safet Gjici ka vendosur pikat mbi "i", duke kërkuar nga skuadra që të marrë maksimumin dhe në fund të sjellë trofeun e Superiores në Kukës.

Padyshim që është një investim serioz, duke parë edhe kohën e merkatos, pasi koha për vetëm 1 muaj nuk të lejon shumë veprime në afrimin e lojtarëve cilësorë, por Gjici nuk është "kursyer" në këtë aspekt, duke bërë një shpenzim të madh dhe të afrojë futbollistë me shumë vlera për kampionatin tonë.

Në fakt, kjo lëvizje duket si një leksion për të gjithë presidentët e tjerë të kampionatit, por mbetet për t'u parë deri në fund të sezonit nëse skuadra e drejtuar nga Armando Cungu do arrijë të bëjë mrekullinë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga