Valmiera do të presë Partizanin në “Skonto” në Riga, teksa do të zhvillojnë mes tyre edhe sfidën e turit të tretë të Conference League. Ky takim do të startojë duke nisur që nga ora 19:00.
Kampionët e Shqipërisë do të tentojë fitoren për të qenë më afër kualifikimit në “Play-Off”, teksa duket se gjithçka bëhet më e lehtë për ta. Letonezët në këtë përballje do të duhet të bëjnë llogritë pa një prej titullarëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Kapiteni i letonezve, Balodis do të jetë një mungesë e rëndësishme, pasi lojtari është dëmtuar dhe në stërvitjen e ditës së djeshme nuk mori pjesë. Kjo ka shuar shpresat e stafit të Valmieras për ta pasur të gatshëm kapitenin ndaj të kuqve. Mbetet të shihet se sa do ta shfrytëzojë Partizani diçka të tillë.