Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Legjionari" premton "kurorën" e kampionit, PANUCCI krenar për "xhevahirin" e tij

Shkruar nga NEWSPORT
"Legjionari" premton "kurorën" e kampionit, PANUCCI

Myrto Uzuni tashmë ndihet si në shtëpinë e tij te Lokomotiva e Zagrebit. Anësori i Kombëtares sonë ka qenë i rëndësishëm në fitoren e sotme në kampionatin kroat shkatërrimtare të Lokomotivës ndaj rivalëve të Rudes në transfertë 0-4.

23-vjeçari kontribuoi në realizimin e golit e dytë të ndeshjes duke ndërtuar më së miri aksionin që u finalizua me sukses nga Dejan Radonjic.

Uzunit iu dha pushim në 5 minutat e fundit të takimit të sotëm duke u ulur në stol.

Deri më tani, ai është futbollisti më produktiv dhe më në formë i Kombëtares së Shqipërisë dhe performancat e tij në Kroaci e qetësojnë teknikun Panucci, i cili është i rrethuar me dilema për të ardhmen e tij në skuadrën kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga