Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Legjenda polake nuk kursen Lewandowskin&CO: Ju e dini se ndaj Shqipërisë nuk do ta keni të lehtë, ata kanë cilësi

Shkruar nga NEWSPORT
Legjenda polake nuk kursen Lewandowskin&CO: Ju e dini se ndaj

Polonia u mposht nga Çekia mbrëmjen e djeshme duke surprizuar jo pak tifozët. Skuadra polake konsiderohej si favorite kryesorë për t’u renditur e para në grupin E ku bën  pjesë edhe kombëtarja shqipare.

Pikërisht djemtë e Sylvinhos do të sfidojë  në transfertë Poloninë e Fernandos Santos, e cila vjen pas kësaj disfate. Legjenda polake, Grzegorz Lato që është edhe njëherësh golashënuesi më i mirë në Botërorin 1974 nuk kurseu Lewandowksin&Co. 72-vjeçari u vuri në dukej se ndaj kuqezinjve nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi kjo kombëtare ka cilësi.

 “Ndeshja e të hënës kundër Shqipërisë? Nuk do të jetë e lehtë me ta dhe këtë e dimë tashmë sot. Ata kanë cilësi. Çekët na treguan rrugën se duhet të luftosh në mënyrë agresive. Ishte kënaqësi t’i shikoje. Të gjithë e dinin se cili ishte ndryshimi”, ka theksuar lato.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga