
Serena Williams një legjendë e vërtetë në tenisin e femrave. 41 vjeçarja amerikane që ka rritur të fitojë çdo trofe të mundshëm në karrierën e saj, ka bërë me dije që dita për t’i dhënë fund karrierës, sa vjen dhe afrohet.
Serena Williams ka një historik të madh arritjesh në tenis. 4 medalje ari në lojrat olimpike, 23 herë fituese e Grand Slam në disiplinën teke. Serena ka arritur të triumfoj dhe 16 herë të tjera në Grand Slam për disiplinën çift.
Serena është shprehur rreth përfundimit të karrierës së saj duke thënë: “Vjen një moment në jetë kur duhet të vendosim të lëvizim në një drejtim tjetër. Ajo kohë është gjithmonë e vështirë dhe veçanërishtë kur e do shumë diçka. Oh zoti im, më pëlqen shumë tenisi. Tani numërimi mbrapsht ka filluar. Më duhet të fokusohem te të qenurit nënë, qëllimet e mia shpirtërore dhe më në fund të zbuloj një Serena të ndryshme. Do të shijoj këto javët e ardhshme”.
Serena e di më së miri rëndësinë e të vlersuarit për gjërat që e rrethojnë. Roli i të qenuri prind është një obligim i madh. Fakt interesant është kur Serena përgjatë shtatzanisë së saj, u detyrua të shkëputej nga tenisi aktiv. Ky vendim pasoj me largimin e të gjithë sponsorve në momentin më të rëndësishëm për të.