Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Legjenda e Sopotit në rrezik për jetën, qytetarët mbledhin donacione për operacionin

Shkruar nga NEWSPORT
Legjenda e Sopotit në rrezik për jetën, qytetarët mbledhin

Besnik Çota është një legjendë e gjallë e qytetit të Librazhdit teksa i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës së tij klubit të Sopotit. E nisi si futbollist ndërsa pas varjes së këpucëve në gozhdë, filloi punën si trajner e më pas edhe drejtor sportiv.

Prej vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë dhe kurohet vazhdimisht në spital. Së fundmi, gjendja e tij është përkeqësuar dhe ka nevojë urgjente për transplant veshkash por shuma prej 75 mijë eurove është e papërballueshme për të. Gazetari i ABC News, Agim Blloshmi, falenderon në llogarinë e tij në Facebook, qytetarin Petro Beqirin, i cili ka ndihmuar monetarisht për shërimin e ish-futbollistit.

“Falenderojmë Petro Beqirin,  për ndihmën dhe donacionin që dha në ndihmë të futbollistit të ekipit të Sopotit, Besnik Çota. Petro Beqiri me origjinë nga Qukësi Skënderbej Librazhd dhe banues në Durrës, thotë: ‘Sapo pashë emisionin në abcnews, mendova të kontribuoj në shërimin e futbollistit, trajnierit dhe drejtuesit teknik të ekipit të Sopotit të Librazhdit.’

Falenderoj gjithë qytetarët dhe dashamirësit që të cilët kanë kontribuar për futbollistin Çota!”- shkruan Blloshmi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga