
George Weah , ish-sulmues i Milanit, tashmë president i Liberisë, foli për Sportweek pas transferimit të djalit të tij, Timothy te Juventusi.
"Unë mbështes Juventusin, nuk e kam fshehur kurrë këtë, as kur luaja për Milanin, të cilin gjithashtu e konsideroja një familje tjetër. Familja ime e dytë e futbollit pas Monacos, por unë rashë në dashuri me Juventusin e Platinis dhe nuk mund ta mohoj atë. Unë shpresoja shumë që Timothy të shkonte te Juve.
E dija se ai po fliste me disa klube europiane dhe fakti që ai arriti një marrëveshje me Juven më bëri shumë të lumtur. Gjithashtu për shkak se lidhja jonë me Italinë është e thellë, unë dhe djali im i madh, George, shpesh flasim me njëri-tjetrin në italisht. Timo ka lindur në Nju Jork, por ai ka marrë frymë nga ky ajër", tha ish fituesi i Topit te Artë.