Legjenda e boksit Mike Tyson ka befasuar mbarë botën e boksit dhe jo vetëm me deklaratën e fundit, ku thotë se beson që vdekja e tij do do të vijë shumë shpejt. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, tashmë 56 vjeç u shpreh se e ndjen që koha e tij për t’u larguar nga kjo botë po afrohet.
“Të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht. Më pas shoh veten në pasqyrë dhe më bien në sy pikat e vogla në fytyrë, më pas them: Wow. Kjo nënkupton se po më afrohet dita shpejt, shumë shpejt. Tyson preku dhe temën e parave, duke thënë se nuk të bëjnë të lumtur. Këto fjalë vijnë në mënyrë të papritur dhe i befasojnë të gjithë.