
Gilberto Silva mendon se ka ardhur koha për trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, që të largohet.
Gilberto Silva ishte pjesë e ekipit të fundit që fitoi Premier Ligën me fanellën e topçinjve. Ai ishte titullar i padiskutueshëm i skuadrës të cilët ishin të pamposhtur në sezonin 2003-04.
Silva beson se Wenger ka dështuar që të ecë me kohën.
“Ndiej se ka ardhur koha për Wenger që të largohet, jo sepse ai nuk mund ta bëjë më punën e tij, por mbase, për shkak se klubet tjera e kanë ndryshuar mënyrën e të punuarit. Por, Wenger nuk ka ndryshuar shumë, ai nuk e ka ndryshuar mënyrën e të punuarit, jo pse ai nuk do, por sepse është e vështirë të garosh me klubet që shpenzojnë shumë para çdo sezon,” ka thënë Silva.