Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

LeBron James fantastik, Lakers “korrin” një tjetër fitore të rëndësishme

Shkruar nga NEWSPORT
LeBron James fantastik, Lakers “korrin” një tjetër fitore

LeBron James nuk di të ndalet dhe pa frikë mund të quhet si vera, sa më e vjetër të bëhet aë më e mirë do jetë, me basketbollistin e njohur që vazhdon të dhurojë paraqitje fantastike në parket.

Ylli amerikan ka bërë një nga paraqitjet më të mira këtë edicion për ta rikthyer skuadrën e tij Los Angeles Lakers te fitorja ndaj Atlanta Haëks. Lakers kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te Haëks me nëntë pikë diferencë 121:130, edhe pse vendasit kishin epërsinë më të lartë gjatë ndeshjes që shkoi deri në 15 pikë.

James bëri një nga ndeshjet më të mira dhe vetëm për një asistim nuk arriti shifrën magjike ‘triple-double’, pasi e mbylli këtë duel me 47 pikë, 10 kërcime e nëntë asistime. Me lojë të mirë tek fituesit u dallua edhe qendra Bryant me 19 pikë e 17 kërcime, derisa Russell Westbrook shtoi 14 pikë e 11 asistime.

Tek vendasit më i miri në këtë duel ishte Trae Young me 29 pikë e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga