Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Leao prish planet e Milanit, drejtuesit gati kontratat e reja me dy lojtarë

Shkruar nga NEWSPORT
Leao prish planet e Milanit, drejtuesit gati kontratat e reja me dy lojtarë

Pritej që të kishte një rinovim së shpejti por nuk është kështu me Rafael Leaon. Sulmuesi i Milanit po mban në ankth kuqezinjtë. Maldini dhe Massara ishin të bindur se gjithçka do të përfundonte para fillimit të Kupës së Botës, mirëpo tratativat nuk kanë ecur në udhën e duhur.

Takimi me përfaqësuesin e lojtarit nuk solli rezultatet e pritura. Kësisoj, do të duhet të negociohet edhe për disa ditë të tjera. Siç raporton “Calciomercato”, gjithçka ka ngecur prej Sportingut që kërkon shifrën e 10 milionë eurove për futbollisti. Kësisoj bisedimet do të vijojnë deri në gjetjen e gjuhës së përbashkët.

Drejtuesit e Milanit nuk po punojnë vetëm për Leaon. Siç bëhet e ditur, Paolo Maldini dhe Frederic Massara po tentojnë të mbyllin marrëveshjet e reja me dy lojtarë të rëndësishëm si Ismael Bennacer dhe Pierre Kalulu. Ditët e fundit ka pasur zhvillime për të dy futbollistët dhe në orët në vazhdim pritet një njoftim zyrtar nga ana e klubit kuqezi.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga