Portugalia konfirmoi formën e shkëlqyer në miqësoren e mbrëmjes së djeshme, duke fituar 5-2 ndaj Suedisë në ndeshjen e zhvilluar në Guimaraes. Rafael Leao, sulmuesi i Milanit, nisi goleadën me golin e parë të ndeshjes.
Ndërsa për nordikët, një nga autorët ishte Gyokeres, i cili është një objektiv i shumë skuadrave në merkato, përfshirë Milanin. Pas ndeshjes, Rafael Leao nderroi fanellën me suedezin dhe e përgezoi për sezonin që po zhvillon me Sporting Lisbon.
I pyetur nga gazeta Record për një ftesë të mundshme nga portugezi për t’ju bashkuar Milanit, Gyokeres u shpreh kështu:
"Ai është një lojtar fantastik dhe unë e admiroj punën e tij. Ne folëm pak, por asgjë e veçantë. Ai vetëm tha mua se kam bërë mirë dhe i kam thënë që as ai nuk ka bërë keq”.